8.1 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Sot mbahyet pjesa e dytë e Provimit të Maturës

Maturantët e Kosovës sot do t’i nënshtrohen pjesës së dytë të Testit të Maturës.
Pjesa e parë e Testit është mbajtur më 6 qershor, ku nuk pati menaxhim të mirë për shkak të shpërndarjes së testit në rrjetet sociale, derisa ndalohej përdorimi i telefonit.

Drejtoritë komunale të arsimit (DKA) kanë marrë të premten një listë me emrat e 67 maturantëve, të cilëve duhet t’ua ndalojnë hyrjen në pjesën e dytë të testit të maturës, që do të mbahet sot.

Informatën e ka konfirmuar për gazetën Azem Guri, këshilltar i ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami.

Në letrën që MASHT-i ua ka dërguar DKA-ve, thuhet se DKA-të e kanë listën dhe kodet e komunave dhe janë të obliguara që t’i ndalojnë këta maturantë të hyjnë në provimin e maturës për shkak të komunikimeve në rrjetet sociale rreth testit të maturës.

Testi fillon në orën 10:00 dhe përfundon në orën 13:00.

Ministri i Arsimit do të vizitojë disa shkolla për të parë për së afërmi si po shkon ky proces, ndërkohë, pasdite Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, do të mbajë konferencë për media për mbarëvajtjen e Provimit të Maturës.

Testi monitorohet nga përfaqësuestë caktuar nga Ministria e Arsimit.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit paralajmëron aksion për largimin e mallrave pa leje nga hapësirat publike

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se nga data 16 prill 2026 do të nisë një aksion për largimin e mallrave të ekspozuara pa leje...

Dom Kelmend Spaqi varroset sot në Velezhë të Prizrenit

Më 2 prill, për priftin Dom Kelmend Spaqi është ndarë medalja Presidenciale “Shën Nëna Terezë”, për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e humanizmit, veprimtarisë...

Lajmet e Fundit