7.6 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Sot mot me diell, të enjten shi dhe shkarkime rrufesh

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta.

IHK njofton se indeksi UV do të shënojë vlera të rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP mbeten në fuqi që nga ora 09:00-17:00 qytetarët të jenë sa më të kufizuar nga rrezet direkte të diellit ose të bartin masa mbrojtëse.

Ndërkaq, për të enjten IHK parasheh vranësira të dendura, reshje shiu dhe vende-vende shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.

Kushtet agrometeorologjike mbeten të mira, falë këtyre temperaturave dhe reshjeve të cilat u regjistruan në këto dy dekada të muajit prill. /Telegrafi/

Më Shumë

Investim 5 milionësh, 43 ndërtesa publike në Prizren do t’i renovojë BE-ja

Një total prej 43 ndërtesash publike në Prizren, përfshirë 25 qendra shëndetësore dhe 18 shkolla do të renovohen përmes Programit Rajonal të Efiçiencës së...

Malisheva e nis mbarë stinorin pranveror

Skuadra e Malishevës e ka hapur me sukses pjesën pranverore të Superligës së Kosovës, duke regjistruar fitore minimale ndaj Prishtinës së Re në stadiumin...

Lajmet e Fundit