11.8 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Sot pritet votimi i qeverisë së re të Kosovës

KuvendiKosoves5-27Me kërkesë të shefave të dy grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së, seanca plenare për krijimin e Qeverisë është shtyrë për sot në orën 12:00.

Për shtyrjen e seancës mbrëmë votuan 69 deputetë, derisa 30 ishin kundër. Në seancën e sotme pritet të votohet për krijimin e Qeverisë nën drejtimin e Isa Mustafës.

Lëvizja Vetëvendosje, Nisma dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kërkuan që mos të shtyhet kjo seancë.Fatmir Limaj është shprehur se koalicioni PDK-LDK kanë probleme me shpërndarjen e posteve e edhe probleme me Listën Srpska.

“Ata e kanë problem shpërndarjen e detyrave dhe problem tjetër është edhe Lista Srspka, si duket ata nuk munden me kriju Qeveria për pa ndërtu marrëveshje me Vuqiqin”, tha ai.

Ndërsa, Xhavit Haliti nga PDK-ja, është shprehur se shtyrja e seancës nuk është politike.

“Arsyeja nuk është ndonjë arsye politike do të thosha, janë çështje teknike të grupeve parlamentare të cilat kanë nevojë për një konsultë të mëtutjeshme…..(pyetja: kur u kuptua se ka nevojë për një konsultë, tek tani a?)……po tek tani”, tha Haliti.

E Ismet Beqiri nga LDK-ja u mundua të arsyetoj kolegët, sipas tij, për lodhje, por sikur i rrëshqiti fjala komuniteti serb. Madje u nervozua pak, tha se nuk i ruan ata ku janë.

“Janë lodh deputetët nuk ka pas edhe një pjesë e deputetëve të komunitetit nuk kanë mujt me arrit, komunitetit serb …….nuk e di unë ku ishin, nuk i kam rujt unë…..puna e numrave nuk diskutohet më, nuk është problem ajo punë”, tha ai, transmeton RTK

Më Shumë

Tërmet me magnitudë 4.8 godet Kosovën

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sonte në Kosovë, me epiqendër në zonën e Shtërpcës. Sipas të dhënave sizmologjike, lëkundja...

Zyrtare: Ismet Munishi, trajner i Lirisë

Liria ka zyrtarizuar emërimin e Ismet Munishit në krye të skuadrës.   Trajneri i njohur kosovar vjen si pasues i Liridon Lecit, i cili u shkarkua...

Lirohet Haxhi Shala

Lajmet e Fundit