16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Sot shkollat nuk punojnë, punëtorët e arsimit në protestë

Sot punëtorët e arsimit në Kosovë do të mbajnë protestë.

Duke u bazuar në vendimin e federatave sindikale në kuadër të BSPK-së, në orët e mbrëmjes së të mërkurës është mbajtur takim i jashtëzakonshëm i SBASHK-ut me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.

“Duke u bazuar në këtë pjesëmarrësit në takimin e jashtëzakonshëm të SBASHK-ut kanë sjellë vendim që të premten shkollat nuk punojnë sepse punëtorët arsimorë me kohë do të nisen nga vendbanimet e tyre për t’u bërë pjesë e protestës”, ka njoftuar SBASHK-u.

SBASHK-u shpreh keqardhje për gjendjen e krijuar e cila është pasojë e mungesës së gatishmërisë së Qeverisë për dialog dhe për angazhim në zgjidhjen e kërkesave legjitime të punëtorëve në arsim, që nga çerdhet e deri në Universitete e kulturë, por edhe në sektorët tjetër.

Sindikata fton përfaqësuesit e Këshillave të prindërve të jenë pjesë e protestës sonë me qëllim që të forcohet zëri i përbashkët drejtuar Qeverisë që të dialogojë me sindikatat dhe të angazhohet për zgjedhjen e kërkesave të tyre legjitime.

“Po ashtu apelojmë të prindërit që për hir të sigurisë së fëmijëve të tyre nesër mos t’i nisin për në shkollë sepse shkollat janë pa personelin arsimor, të cilët pa fajin e tyre janë të detyruar të protestojnë në përpjekje për realizimin e kërkesave të tyre “, thuhet në komunikatë.

Humbja e mësimit, cënim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se MASHTI e ka vëmendjen dhe fokusin e plotë në avancimin e politikave në arsim, si dhe vëmendje të shtuar te puna e mësimdhënësve.

Ndër të tjera, sipas njoftimit, Qeveria e Kosovës tashmë ka ndarë buxhetin për normat e mbi 2 mijë mësimdhënësve që konsiderohen tepricë, për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve, janë punësuar 100 aistentë për fëmijët me nevoja të veçanta dhe është ndarë buxheti edhe për 300 të tjerë për vitin e ardhshëm, ndërsa është adresuar edhe një shqetësim i vjetër, duke u ndarë kështu buxheti prej 1 milion eurosh për mësimdhënësit me sëmundje të rënda. Janë dhe një varg politikash tjera që synojnë përmirësimin e kushteve të punës, por edhe të performancës së mësimdhënësve.

“Prandaj, diskutimet për greva dhe protesta të mësimdhënësve nuk do të duhej të bëheshin në këtë kohë, kur është edhe fundi i vitit shkollor dhe për më tepër për faktin se në këtë periudhë po punohet me kujdes të shtuar që të kemi një Ligj sa më të mirë të pagave për rreth 80 mijë punëtorët e sektorit publik, që është edhe kërkesë e SBAShK-ut”, thuhet në komunikatë.

Sipas kësaj komunikate pretendimet e krerëve të SBAShK-ut, për arsyet e mosmbajtjes së mësimit dhe mbajtjes së grevës nuk përkojnë as me gjendjen në arsimin parauniversitar, as me nevojat për ta përmirësuar atë.

“Ato thjesht janë instrumentalizim i një të drejte sublime siç janë e drejta e grevës dhe protestës për punëtorët. Humbja e mësimit është cenim i të drejtës themelore të fëmijëve për arsimim dhe si e tillë është e papranueshme për MAShTI-n. Pandemia ka shkaktuar humbje të mëdha përgjatë dy viteve të fundit në arsim dhe ka ndikuar edhe në rezultatet e të nxënit, të cilat duhet të bëjmë përpjekje maksimale që t’i përmirësojmë”, thuhet mes tjerash në komunikatë.

“MAShTI do të sigurohet që të kompenzohet çdo orë e humbur e mësimit për fëmijët tanë, të cilët tashmë kanë humbur shumë gjatë kohës sfiduese të pandemisë”, përfundon komunikata duke u bërë thirrje mësimdhënësve të mos humbin asnjë orë mësimore dhe me përgjegjësi të kryejnë detyrën e tyre.

Më Shumë

Antidroga me aksion të madh në Prizren dhe Gjakovë, sekuestrohen kokainë e armë

Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës është duke zhvilluar sot një aksion në rajonin e Prizrenit dhe Gjakovës, raporton Gazeta Sinjali. Mëson se gjatë...

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Lajmet e Fundit