Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin e zgjedhjeve të 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të organizojë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021, ora 10:00”, ka thënë ai.

Pas tërheqjes së shortit për renditjen e partive politike, më datën 2 shkurt pritet zyrtarisht të llojë fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit./Express

Më Shumë

Aksidentohet një kamion në autostradë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident me një kamion ka ndodhur sot paradite në autostradë, në drejtimin Prizren-Prishtinë. Për pasojë dy persona kërkuan ndihmë mjekësore. Lajmin për Gazetën Express...

Prokuroria në Prizren ngre aktakuzë për mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet U.D. dhe personit juridik “M.L.L.C.”, nën...

Lajmet e Fundit