Sozia e Jolie nuk gjen dot burrë

Quhet Veronika Black dhe është 27 vjeç. Të tjerët vazhdimisht e ngatërrojnë atë me Angelina Jolie.

Lidhur me këtë modelja kandeze, Black është shprehur se ndihet shumë e shqetësuar, pasi jo të gjithë njerëzit i afrohen për shkak të famës që mendojnë se ajo ka.

Veronika ka më shumë se 658.000 ndjekës në llogarinë Instagram. Më tej ajo është shprehur se është single prej më shumë se një viti, pasi i ka dhënë fund marrëdhënies së saj 5 – vjeçare. Black rrëfen se është në pritje të një mashkulli special për t’u dashuruar me të.

“Më pëlqejnë meshkujt e mëdhenj në moshë dhe me mjekër, për shembull si Brad Pitt. Por të jem e sinqertë më duket sikur njerëzit tremben nga unë, frikësohen kur më shohin në rrugë. Mendojnë se jam njeri i egër dhe dridhen kur flasin me mua”.

Më Shumë

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

Lajmet e Fundit