20.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Spahiu: Thaçi kryeministër pa letra

Kryeministri Isa Mustafa është duke planifikuar që në muajin shtator të fillojë riformatimin e qeverisë të cilën ai e drejton. Pjesë e këtij riformatimi pritet të jenë ministrat të cilët janë treguar të dobët në menaxhimin e ministrive që drejtojnë.

E nëse riformatimi i qeverisë bëhet duke u bazuar në përformancën e ministrave gjatë kësaj periudhe qeverisëse, atëherë, sipas shoqërisë civile dhe opozitës, pjesë e riformatimit pritet të jetë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi.

Ky i fundi është kritikuar ashpër nga shoqëria civile dhe partitë opozitare se ka dështuar në menaxhimin e diplomacisë kosovare.
Madje, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Puhije Demaku në një adresim para deputetëve të Kuvendi, vizitat e shpeshta të Hashim Thaçit jashtë vendi, i pati quajtur ‘shëtitje’ e jo vizita në dobi të shtetit.

Sidoqoftë, njohës të çështjeve politike nuk presin që riformatimi ta prek edhe ministrin Thaçi.

Sipas tyre, nëse shkon Thaçi, bashkë me të do të shkojë edhe kjo qeveri.

Analisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë për ORAinfo se Isa Mustafa nuk ka fuqi që të largojë nga qeveria Hashim Thaçin. Kjo pasi sipas tij, Thaçi vazhdon të jetë kryeministër i vendit, por pa letra.

“Riformatimi i Qeverisë nuk mund të fillojë më ministrin e Jashtëm, i cili ‘de facto’ është kryeministër. Nëse shkon Thaci, atëherë shkon krejt Qeveria”, ka thënë Spahiu.

Megjithatë ai thotë se në këtë periudhë Thaçi ka treguar përformancë të mirë si ministër.

“Ministria e Jashtme ka bërë disa hapa përpara gjatë kohës sa Thaçi është ministër, por ka bërë lëshime edhe disa raste të cilat ka mundur të menaxhoi me mirë”, ka thënë Spahiu.

Sipas tij, paralajmërimi për riformatimin e Qeverisë është bërë me qëllim që t’i shtyjnë ministrat të punojë me shumë.

“Poashtu për t’iu dhënë shpresë atyre të cilët kanë mbetur jashtë, se me kalimin e kohës edhe ata do të jenë pjesë e kabinetit qeveritar”, ka thënë Spahiu. /ORAinfo/

Më Shumë

Prizren: Dënohet me 24 vjet burgim dhunuesi i dy të miturave

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti për të mitur, e ka dënuar të akuzuarin E.G., me 24 vjet burgim pasi i ka detyruar dy vajza...

9 vjeçarit nga Prizreni, Benjamin Beqirit i duhet ndihmë financiare për shërim

Benjamin Beqiri nga Prizreni, i cili po përballet me disa sëmundje që në lindje të tij i duhet ndihmë. 9 vjeçar nga Prizreni vuan nga...

Lajmet e Fundit