12.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Specialja fton deputetin Blerim Kuçin

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Lajmin për ftesën rreth paraqitjes para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurit të Specializuar në Hagë më 12 mars e ka bërë të ditur vet Kuçi me anë të një njoftimi për media.

“Sot kam marrë një fletëthirrje dhe një urdhëresë për t’u paraqitur para prokurorit të lartë të Zyrës së Prokurit të Specializuar në Hagë, më datë 12 Mars 2019. Natyrisht se unë do ta përmbush obligimin tim dhe do t’i përgjigjem kësaj urdhërese”.

“Është e sata herë që në këtë mënyrë sfidohen ish pjesëtarët e UÇK-së dhe bëhën përpjekje maksimale që të barazohet lufta jonë për liri me krimet më makabre që Serbia e ka bërë në Kosovë. Unë jam i bindur se edhe kjo përpjekje, si të gjitha të tjerat deri me tash, do të dështojë”.

“Për momentin krejt çfarë di e kam për të deklaruar për opinionin pubik, është kaq sa thashë më sipër.Kërkoj mirëkuptimin e medias që deri në një zhvillim të ri, të më kursejnë nga kërkesat për informata të tjera”.

Më Shumë

Tyson i rikthehet boksit profesionist pas gati 20 vitesh

Lufta e ish-kampionit të peshave të rënda, Mike Tyson kundër youtuber-it Jake Paul më 20 korrik do të jetë një ndeshje profesionale dhe do...

Vetaksident në rrugën Qafë Duhël – Suharekë, kamioni bie poshtë rrugës

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në afërsi të Suharekës, raporton Sinjali. Aksidenti ka ndodhur pikërisht në rrugën Qafë Duhël të...

Lajmet e Fundit