9 C
Prizren
E diel, 25 Janar, 2026

Specialja fton edhe një ish-ushtar të UÇK-së nga Rahoveci

Ftesat e Gjykatës Speciale ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po vazhdojnë.

E fundit që raportohet të ketë arritur është ajo ndaj Besim Bajramit, ish-ushtar i UÇK-së, që vjen nga fshati Drenoc i Komunës së Rahovecit, raporton Koha.net.

Lajmin e ka konfirmuar Dega e OVL e UÇK-së në këtë Komunë.

“Vazhdojnë ftesat nga Gjykata Speciale e Hagës. I ftuari i radhës është ish ushtari i UÇK-së Besim Bajrami nga fshati Drenoc i Rahovecit”, ka thënë OVL e UÇK-së në Rahovec.

Nuk është specifikuar cilësia e ftesës, nëse është ftuar si dëshmitar apo i dyshuar.

LEXOJENI EDHE KËTË

SHKON NË 30 NUMRI I TË FTUARVE NGA SPECIALJA DERI TASH

Së fundmi, e intervistuar nga Specialja në cilësinë e dëshmitares ka qenë ish-deputetja e PDK-së, Safete Hadërgjonaj, e cila, në mungesë të vizës, ishte marrë në pyetje në selinë e EULEX-it në Prishtinë më 19 shtator.

Veç Hadërgjonajt, së fundmi ftesë në cilësinë e dëshmitares kishte marrë edhe ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila në kohën e luftës ka shërbyer si mjeke e UÇK-së në Zonën Operative të Dukagjinit.

Po ashtu, edhe ish-zëvendëskomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, muajin e kaluar është intervistuar në Hagë në cilësinë e të dyshuarit, i cili me t’u kthyer në Prishtinë, tha se prokurorët e Speciales i kanë ofruar një marrëveshje, por të cilën ka thënë se e ka refuzuar.

Po gjatë muajit shtator, në Slloveni është intervistuar nga Specialja edhe Naim Maloku, ish-epror i UÇK-së.

Kurse më herët, ftesa kanë marrë edhe dhjetëra pjesëtarë të UÇK-së, e në mesin e tyre edhe kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj., si dhe shumë figura tjera të larta në hierarkinë e UÇK-së.

Më Shumë

Zjarrfikësit e Suharekës përfitojnë pajisje të reja nga mërgimtarët në Zvicër

Njësia e Zjarrfikësve në Komunën e Suharekës është pajisur me veshmbathje dhe pajisje të reja falë një donacioni të vlefshëm nga bashkatdhetari Albin Morina...

Sot mbahet seanca dëgjimore ndaj të dyshuarve për manipulim votash në Prizren

(PLOTËSUAR) Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se sot, më 24.01.2026, nga ora 14:00, do të zhvillohen seanca dëgjimore për caktimin e masës së...

Lajmet e Fundit