2.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Specialja mbyll vitin me gati 200 ftesa, aktakuzat të pritshme më 2020-n

Katër ftesat që kanë ardhur së fundmi nga Gjykata Speciale e kanë çuar në mbi 180 numrin e personave që janë paraqitur pranë Prokurorisë Speciale për intervistim gjatë vitit 2019. Ndonëse ende nuk ka pasur aktakuza, avokatët thonë se kjo pritet të ndodhë më 2020-n, meqë Prokuroria është në prag të përfundimit të hetimeve, shkruan sot gazeta Zëri.

Dhomat e Specializuara të Prokurorisë Speciale së fundmi kanë ftuar edhe katër ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistim. Për të dhënë sqarime për periudhën e luftës së vitit 1998-2000 mbi 180 luftëtarë janë paraqitur pranë kësaj Prokurorie përgjatë këtij viti. Së fundmi ish-pjesëtari i UÇK-së, Sabit Geci, ka marrë ftesë nga Specialja, ku do të paraqitet më 30 janar, pa treguar se në çfarë cilësie është ftuar. Përderisa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë, ish-pjesëtar i UÇK-së, Brahim Mehmetaj, ka treguar se ka marrë ftesë nga Specialja dhe atje do të paraqitet si i dyshuar.

Mirëpo kjo Gjykatë, që pritet t’i hetojë krimet që pretendohet se janë kryer nga shqiptarët gjatë luftës së fundit në Kosovë, ende nuk ka ngritur asnjë aktakuzë…

Më Shumë

Ismet Munishi arrin fitoren e parë nën drejtimin e Lirisë

Epoka e Ismet Munishi në Liria ka nisur me fitore. Prizrenasit triumfuan me rezultat minimal 1-0 ndaj Tefik Çanga në ndeshje të Ligës së Parë....

Seancë Solemne në Prizren për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mbajti sot një seancë solemne në nder të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në këtë aktivitet morën...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit