18.7 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

“Srpska” kushtëzon hyrjen në Qeveri: Ja për çfarë kushtesh bëhet fjalë!

Aleksandër Jabllanoviq-SrpskaDeputetët e Listës “Srpska” kërcënojnë se nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese e zgjedhore, nëse atyre nuk u plotësohen kushtet që ua kanë vënë Prishtinës.

Madje, ata thonë se nuk do të jenë as pjesë e qeverisë së re, nëse nuk ka gatishmëri që të zbatohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe kthimi i të gjithë serbëve të zhvendosur.

Aleksandër Jabllanoviq, kryetar i listës “Srpska”, thotë se nëse do të jenë pjesë e qeverisë së re, paraprakisht duhet t’u plotësohen kushtet e kërkuara, siç është kthimi i të zhvendosurve, formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, vazhdimi i dialogut, shfuqizimi i privatizimit dhe kthimi i pronës dhe pasurisë, kishës ortodokse serbe.

Në anën tjetër, të gjitha ndryshimet kushtetuese që pritet të bëhen në legjislaturën e re nevojitet që të votojnë dy të tretat e shumicës dhe dy të tretat e pakicës.

Për dallim nga “Srpska”, deputetët e Grupit Parlamentar “Gjashtë +”, zotohen se do të votojnë pro këtyre ndryshimeve. /Zëri/

Më Shumë

Bashkimi përqendrohet te Play-Off-i pas përfundimit të sezonit të rregullt

Bashkimi ka përmbyllur sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll me bilanc prej 20 fitoresh dhe 8 humbjesh, duke konfirmuar formën e...

Zjarr në një fabrikë të stiroporit në Prizren/Një person merr trajtim mjekësor, shkaktohen dëme të mëdha materiale

  Policia e Kosovës, ka njoftuar se një fabrikë për prodhimin e stiroporit në Prizren, është përfshirë nga zjarri, ku si pasojë, janë shkaktuar dëme...

Lajmet e Fundit