Stefan Çapaliku rrëfen përvujtninë

Mëngjesi krijues i muajit prill vjen sot me temën “Përvujtni” apo “Përunjësi”, të trajtuar nga dramaturgu dhe regjisori, Stefan Çapaliku. Një takim i cili zhvillohet në Tirana Backpacker Hostel. Tema është zgjedhur nga kapitulli “Orlando” dhe është ilustruar nga Sean Tulgetske.

Gjuha shqipe e merr fjalën “përulësi” dhe e devijon nga origjina fonetike dhe etimologjike prej latinishtes, duke u larguar nga metafora për të krijuar një kuptim vertikal dhe të qartë; modesti apo nënshtrim.

Stefan Çapaliku ka lindur në Shkodër, në vitin 1965. Ai është diplomuar në degën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe në Universitetin e Tiranës, në vitin 1988. Më pas ka ndjekur studimet në Itali, Republikën Çeke dhe Angli. Në vitin 1996 ai përfundoi studimet dhe mori titullin Ph.D në Universitetin e Tiranës. Nga viti 1993 deri në 1998-n ka qenë kryetar i Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Shkodrës. Më pas, deri në vitin 2005 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Politikave të Librit. Që nga viti 2005 punon si kërkues në Qendrën e Studimeve Shqiptare dhe është profesor i Estetikës në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Pjesë nga krijimtaria e tij në poezi, prozë, dramë dhe ese janë përkthyer në anglisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht, rumanisht, polonisht, bullgarisht, serbisht, maqedonisht dhe turqisht. Aktualisht ai është kandidat përçmimin “Europa Theater”, për realitetet e reja të teatrit.

Eventi zgjat 90 minuta dhe përveç prezantimit e seancës së pyetjeve përfshin gjithashtu edhe mëngjesin e shijshëm. Creative Mornings zhvillohet çdo muaj kudo nëpër botë, përkatësisht në 104 qytete, ashtu sikundër edhe online, ku bisedat dhe eventet zhvillohen nëpërmjet videove, fotografive dhe medias sociale.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit