16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Stresi flet për herë të parë për rrahjen e kundërshtarit të tij: Isha i kërcënuar, i dërgova videon Prokurorisë por ata nuk u morën me rastin

Reperi i njohur shqiptar, Stresi, së fundmi u bë kryetemë e mediave lidhur me një video e cila qarkulloi së fundmi në rrjetet sociale.

Videoja në fjalë paraqiste reperin duke xhiruar një video, ku shihej duke u sulmuar kundërshtari i tij, Arben Simoni i njohur me nofkën BMT.

Reperi tropojan përmes një lidhje direkte në Instagram të zhvilluar me reperin Kozak, ka folur për herë të parë mbi këtë çështje.

Ai ka thënë se nuk e ka prekur me dorë kundërshtarin, por “njerëzit e tij” kanë marrë masa ndaj tij duke e sulmuar, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme dhe sharjeve publike që ia ka bërë.

“Ne i kemi inat kërcënimet, sepse kemi motra, vëllezër, nënë, baba, dalin nëpër Tiranë, ku iu merret vesh këtyre se janë njerëz të çmendur, kërcënojnë: ‘Do të vras’, ‘Po jetoj për të ardhur në Shqipëri për të të vrarë’, Ne kur e marrim vesh që janë në Shqipëri pastaj, veprojnë njerëzit se unë as nuk e kam prekur me dorë atë legen”, thotë Stresi ndër të tjerash.

Tutje, i njëjti shtoi se organet e rendit merren me raste të tilla vetëm pas rrahjes, gjersa ia kishte dërguar më parë videot dëshmuese të kërcënimit Prokurorisë së Shtetit, por që askush nuk ishte marrë me rastin.

 

“Këta kopilët e shtetit nuk shohin kërcënimet e tjetrit, por vijnë e pyesin; ‘Pse e ke rrahur’. E kam rrahur o vëlla sepse ti si shtet nuk je i aftë të mbrosh robin tënd. Unë i kam dërguar videot në Prokurori dhe iu kam thënë: ‘Shikoni se ky njeri është 40 vjeç, më merr në telefon nga Italia, më thotë që do të vij në Shqipëri dhe do të q* robtë e shtëpisë, ty, babait, nënës tënde do ju vras’, tani shoh që vjen në Shqipëri dhe s’merret asnjë lloj mase, si qenka ky muhabet kështu”, tha reperi, emri i vërtetë i së cilit është Arkimed Lushaj.

Kujtojmë që konfliktet mes reperëve dhe personazheve publike në Shqipëri janë të shumta kohëve të fundit dhe nuk janë të pakta rastet që kanë përfunduar deri edhe në konfrontime fizike. /Telegrafi/

Më Shumë

MAPL-ja ndan mbi 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi, ka bërë me dije se janë ndarë 8 milionë euro në 11 komuna të Kosovës. Në...

25 vjet nga masakra në familjen Berisha në Suharekë

25 vjet më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas...

Dhimbja

Lajmet e Fundit