3.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Studentët e Prizrenit paralajmërojnë bojkotim të mësimit

Ka përfunduar protesta e studentëve të Universitetit të Prizrenit, me kërkesa për shkarkimin e Këshillit Drejtues të këtij universiteti.

Këta studentë për javë me radhë kanë paraqitur ankesa për mbetjen pezull të pozitës së rektorit në këtë universitet dhe akuzat për ndikime politike.

Profesorët Artan Nimani dhe Ragip Xhoshaj, anëtarë te Bordit Drejtues, iu premtuan studentëve se të njëjtit nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e Bordit Drejtues që është paraparë të mbahet sot.

Pas kësaj Arianit Berisha , Kryetar i Parlamentit Studentor , iu drejtua studentëve që me këtë deklarim të profesorëve është arriturr qëllimi i tyre pasi që më mungesë të tyre pamundësohet mbledhja e Bordit Drejtues.

Këtu edhe përfundoi protesta, ku u paralajmërua që gjatë javës së ardhshme do te bojkotohet procesi mësimor .

Më Shumë

24 orë punë në Prokurorinë e Prizrenit: Pesë të arrestuar dhe 26 aktakuza të ngritura kundër 33 personave

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar angazhimin e saj gjatë 24 orëve të fundit në luftën kundër kriminalitetit, duke proceduar dhjetëra raste në rajonin...

S’ka president të ri, Kosova shkon në zgjedhje

Ka dështuar përfundimisht zgjedhja e presidentit të ri brenda afatit kushtetues. Me dështimin e procesit në Kuvend, aktivizohet pasoja e paraparë me Kushtetutë dhe e...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit