9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Studentët e UBT-së vizitojnë zyrat e FES-it.

Studentët e UBT vizitojne FESStudentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave Politike në UBT vizituan zyrat e Friedrich Ebert Stiftung në Prishtinë.

Kalendari i vizitave studimore të studentëve të UBT-së, konsiston në vizita studimore në institucione, organizata të ndryshme ndërkombëtare, fondacione etj, veprimtaria e të cilave lidhet drejtpërdrejtë me fushën e tyre të studimeve.
Në kuadër të eventeve të planifikuara, ditën e mërkurë datë 23 dhjetor studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe Fakultetit të Shkencave Politike në UBT vizituan zyrat e Friedrich Ebert Stiftung në Prishtinë.

Studentët e UBT u njohën nga afër me aktivitetin e FES në Gjermani dhe specifikisht aktivitetin e FES në Kosovë.

Stafi i FES prezantuan specifikisht fushat e veprimtarisë që mbulojnë në kuadër të FES si dhe mundësitë për angazhime për studentët e UBT-së duke bënë se një ndër fushat e veprimtarisë së tyre është dhe edukimi politik. Në kuadër të edukimit politik ,FES në Prishtinë, organizon çdo vit dhe akademinë politike e cila është kombinim i edukimit politik dhe trajnimit praktik.

UBT së bashku me Friedrich Ebert Stiftung kanë organizuar këtë vit dhe akademinë rajonale verore, bashkëpunim i cili ka rezultuar i suksesshëm dhe pritet të shoqërohet dhe nga aktivitete të tjera të karakterit kombëtar dhe ndërkombëtar

Më Shumë

Çmimet maksimale të derivateve për sot: Nafta 1.86 €, Benzina 1.49 €

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka publikuar vendimin për çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve në tregun vendor, për ditën...

Prifti që i ra Këmbanës së Kishës për Iftar

PRIFTI QË I RA KUMBONËS SË KISHËS PËR IFTAR -U nda nga jeta Dom Kelmend Spaqi Shkruan: Prend Ndoja, Long Island NY Ka pasë shkruar një mirditor i...

Delirium

Lajmet e Fundit