1.7 C
Prizren
E martë, 24 Dhjetor, 2024

Studiuesi Altimari: Ja pse festa e 7 Marsit nuk ka domethënie për shqiptarët

altimari-300x211Rilindjes Kombëtare Shqiptare brenda trojeve etnike i ka paraprirë një rilindje shumë më e hershme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Shkollën e Parë Shqipe. Sipas studiuesit Francesco Altimari, 7 marsi i vitit 1887 nuk është data kur është hapur shkolla e parë shqipe. Në javën e dytë të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, ai ka shpalosur fakte të reja në lidhje me këto çështje. Altimari ka mbajtur ligjëratën me titull “Jeronim de Rada, rilindjet arbëreshe dhe zanafilla e Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.

“Rilindja e parë fillon në Itali me dy seminare kishtare të kishës arbëreshe. Seminari i parë është ai i Kosilit në Kalabri, në vitin 1780, e më vonë vjen seminari i arbëresheve të Palermos”, tha Altimari.

Sipas tij, nuk do të kishte pasur rilindje të dytë pa të parën. Altimari thotë se rilindja arbëreshe para asaj shqiptare kishte ardhur si nevojë e intelektualëve arbëreshë, të cilët në të shumtën e rasteve ishin me formim kishtar, pra ishin priftërinj.

Për Altimarin, arbëreshët kishin nevojë për më shumë njohuri për identitetin e tyre.

“Ata grumbulluan materiale për të parë prejardhjen e tyre. Ky proces filloi në seminarin arbëresh të Sicilisë”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se Atë Gjergj Guxeta kishte rol kyç në këtë seminar e po ai më pas solli një ideologji të mirëfilltë në raport me atë se kush ishin arbëreshet.

“Arbëreshët nuk janë grekë, sado që kanë rite të përbashkëta, por nuk kanë gjuhën e as zakonet e tyre”, tha Altimari të hënën në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ai shtoi se në këtë rast u zbuluan rrënjët e arbëreshëve dhe për këtë gjë kishin shkruar edhe drejtorët e tjerë të seminarit.

Si rezultat i kësaj rilindjeje, shqipja në vitin 1744 bëhet gjuhë zyrtare në vendbanimet arbëreshe.

“Data e 7 marsit nuk ka asnjë kuptim historik, sepse 7 marsi kupton atë që një sulltan pushtues ia lejon një populli të robëruar të hapë një shkollë në gjuhën e tij”, ka thënë Altimari.

Ai thotë se arbëreshët e kishin bërë një gjë të tillë prej shekullit XVI duke hapur shkollën ku shqipja ishte gjuhë zyrtare.

Për Altimarin, rilindja e parë arbëreshe është tradita e mendimit arbërisht.

Rezultatet e kësaj rilindjeje, si thotë ai, vërehen në fund të shekullit XVII dhe në fillim të atij XVIII.

“Në dokumente të rëndësishme ngjan historiografisht i pambështetur imazhi i sajuar i një rilindjeje kombëtare lindur në Shqipëri në fillim të shekullit XIX, që shkruhet në fjalorin enciklopedik shqiptar”, ka thënë Altimari, teksa shton se epoka e rilindjes i ka fillimet e saj në proceset e reja që u shfaqen në jetën politike e kulturore të Shqipërisë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XIX.

“Kjo rilindje nuk lind në Shqipëri, por në Itali. Qyteti i Napolit u kthye në një laborator të veçantë për komunitetin arbëresh”, ka shtuar ai./KD

Më Shumë

Gjiganti evropian aktivizon klauzolën e Nico Williams

Nico Williams duket se do të largohet nga Athletic Bilbao gjatë afatit kalimtar të janarit. Sulmuesi spanjoll ishte ndër futbollistët më të kërkuar në verë,...

Prizreni përforcon masat kundër zjarreve: Vendosen 40 hidrantë të rinj

Drejtoria e Emergjencës dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit ka përfunduar një projekt të rëndësishëm për rritjen e sigurisë në qytet, duke vendosur 40...

Lajmet e Fundit