11.8 C
Prizren
E diel, 26 Mars, 2023

Suedia, shumë e fortë për Kosovën

Kosova pëson humbjen e dytë radhazi në eliminatoret e Botërorit. Është Suedia që e mposht 3-0 në Stokholm. Në një sfidë e vendosur nga episodet. Dardanët mbeten të parafundit me 4 pikë, duke mos pasur më asnjë shans për kualifikim.

Ishte Emil Forsberg i cili realizoi nga penalltia në minutën e 29-të të ndeshjes golin e parë. Një 11-metërsh i dhënë pas 5 minutash, pasi gjyqtari nuk kishte pamje të qartë. Aro Muric nuk arriti të lexonte anën dhe Forsberg realizoi me lehtësi.

Në fund të pjesës së parë Kosova luajti mirë, por nuk arriti të shënonte. Ishte Aleksander Isak që shënoi golin e dytë në minutën e 62-të të ndeshjes. Isak realizoi një supergol nga distanca. Goditjen përfundimtare e dha Quiason në 79’.

Më Shumë

Policia konfirmon vdekjen e 77 vjeçarit në një motel të Prizrenit

Një 77 vjeçar nga Prizreni ka ndërruar jetë në njërin nga motelet në këtë komunë. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë në...

Aksident në Suharekë, katër të lenduar

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku në Suharekë. Katër persona  janë lënduar. Raporti i policisë Rr. Bigada 123, Suharekë 18.03.2023 – 11:20. Ka ndodhë një aksident...

Lajmet e Fundit