7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Suhareka forcon mekanizmat kundër dhunës në familje

Suharekë është mbajtur mbledhja e parë e rregullt për vitin 2026 e Mekanizmit Kundër Dhunës në Familje (MKDHF), ku u diskutua për trajtimin dhe parandalimin e rasteve të dhunës në familje.

Në këtë takim morën pjesë nënkryetarja e komunës, përfaqësues të Policia e Kosovës, Qendra për Punë Sociale, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, përfaqësues nga sektorët e shëndetësisë, arsimit, si dhe institucione dhe akterë të tjerë relevantë që janë pjesë e këtij mekanizmi.

“Gjatë mbledhjes u bë analizimi i përgjithshëm i rasteve të dhunës në familje për tre-mujorin e parë të vitit 2026, ku u diskutua për trajtimin e rasteve, sfidat e hasura dhe nevojën për rritjen e koordinimit ndërinstitucional”, thuhet në njoftimin e komunës.

Po ashtu, sipas komunës, u dhanë edhe rekomandime konkrete për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve përgjegjëse, me qëllim të parandalimit dhe trajtimit sa më efikas të rasteve të dhunës në familje, si dhe për ofrimin e mbështetjes së nevojshme për viktimat.

“Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët institucional në luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje, duke kontribuar në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve”, vazhdon njoftimi i komunës.

Në fund të takimit u theksua se mekanizmi do të vazhdojë të mbajë takime të rregullta dhe të punojë ngushtë për të adresuar çdo rast në mënyrë të koordinuar dhe profesionale./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

Qeveria merr vendim për pagën e 13-të

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për marrjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik. Në mbledhjen e qeverisë, u veçua puna e...

Lajmet e Fundit