Suhareka nis fushatën e vetëdijesimit për mbrojtje nga rriqrat

Zyrtarët e Komunës së Suharekës, të hënën, kanë njoftuar se ka filluar fushata e mbajtjes së ligjëratave në disa shkolla për vetëdijesimin e nxënësve ndaj thumbimeve të rriqrave dhe se si duhet të veprojnë në këto raste.

Mbajtja e këtyre ligjëratave, sipas tyre, po realizohet në shkollat e fshatrave që konsiderohen si zona endemike dhe janë pjesë e zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo(EHKK), shkruan sot “Koha Ditore”.

Zyra komunale për informim ka bërë të ditur se pas ligjëratave për vetëdijesimin kundër etheve hemorragjike do të fillojë edhe dezinsektimi i zonave endemike në Komunën e Suharekës.

“Në takimin e rregullt javor të Këshillit të drejtorëve komunalë, mes të tjerash, u tha se sot kanë filluar të mbahen ligjërata nëpër shkolla për vetëdijesimin e banorëve për ruajtje nga ethet hemorragjike. Ky aktivitet po mbahet nëpër fshatrat e Komunës së Suharekës, në vendet që llogariten të jenë zona endemike apo të rrezikuara. Pas ligjëratave do të bëhet edhe spërkatja e hapësirave në këto zona”, shkruan në njoftimin e ZI-së…

Më Shumë

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit