9.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Suharekë: Godet me veturë shtyllën elektrike – dy të lënduar

Në Suharekë një person është vetëaksidentuar me veturë duke e goditur një shtyllë elektrike në rrugën “Kenan Halimi”. Si pasojë, janë lënduar vozitësi dhe një pasagjer.

“Derisa i dyshuari me veturën e tij ka qenë duke lëvizur duke mos iu përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë së kufizuar ka shkaktuar aksident trafiku duke e goditur një shtyllë elektrike”, njofton Policia.

“Lëndime trupore ka pësuar vozitësi i veturës dhe pasagjeri, ku të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”.

Raportohet për dëme materiale të konsiderueshme të shkaktuara në veturë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Pianistja Riola Susuri përfaqëson Prizrenin në koncert gala në Madrid

Pianistja e talentuar nga Prizreni, Riola Susuri, do të jetë pjesë e një ngjarjeje të rëndësishme ndërkombëtare të muzikës klasike, ku do të përfaqësojë...

Vajzat U18 të Bashkimit sot në finalen e madhe, ftohen tifozët në “Sezai Surroi”

Vajzat e grupmoshës U18 të KBF Bashkimit kanë arritur në finalen e madhe të garës ndaj KBF Pressing-ut U18, pas një ecurie të suksesshme...

Lajmet e Fundit