Suharekë: Iniciohet rast ndaj pronarit të një restauranti, organizoi një aheng

Në Shirokë të Suharekës, të enjten rreth orës 22:50, policia ka inicuar rast ndaj pronarit të një restauranti, raporton PrizrenPress.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjar në restorantin e tij.

“Shirokë 13.08.2020 – 22:50. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më lartë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjar në restorantin e tij. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Më 30 qershor, Totaj mban takimin e parë publik me qytetarët e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, do të mbajë  takimin e parë publik me qytetarët për punën e tij dhe të ekzekutivit komunal...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit