21.1 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026

Suharekë: Rrëmbehet dhe rrahet nën dyshimin për magji të zezë

Tre persona janë arrestuar nga policia e rajonit të Prizrenit pasi që e kishin torturuar fizikisht një person tjetër për të cilin dyshonin se kishte bërë magji të zezë.

Policia e Rajonit të Prizrenit ka njoftuar se të martën rreth orës 19:00 një person ka kërkuar ndihmën e policisë pasi që ishte ndaluar nga tre persona të një familjeje në Shirokë të Suharekës. Sipas njoftimit, të dyshuarit e kishin futur viktimën në bodrum të shtëpisë së tyre dhe e kishin lidhur me një rrip e më pas e kanë torturuar fizikisht me ç’rast i kanë shkaktuar edhe lëndime trupore.

“Pas rreth katër orëve, dy fqinj të të dyshuarve e kishin liruar viktimën. Ekipe policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedura hetimore. Në cilësi të provës materiale është gjetur dhe sekuestruar një rrip për të cilin dyshohet se është përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell PrizrenPress.

Nga hetimet fillestare Policia ka thënë se dyshohet që motivi i rastit është pretendimi i të dyshuarve se viktima i ka bërë magji të zezë njërit prej tyre.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalen nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.900 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

FPSRK në aksion për mbrojtjen e peshkut – konfiskohen rrjeta të paligjshme në Nashec, Krushë e Lukinjë

Federata e Peshkatarëve Sportivë dhe Rekreativë të Kosovës (FPSRK) ka zhvilluar aksion në terren për mbrojtjen e shumimit të peshkut në zonat Nashec–Prizren, Krushë...

Lajmet e Fundit