5.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Suharekë, shtyhet gjykimi për veprën penale vjedhje e shërbimeve komunale

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të hënën në Gjykatën Themelore ne Prizren- Dega Suharekë ndaj të pandehurit Gëzim Mahmutaj, i akuzuar për veprën penale vjedhje e sherbimeve komunale nga neni 320 i KPK-së.

Shkak për mosmbajtjen e kësaj seance ka qenë mungesa e të pandehurit Gëzim Mahmutaj si dhe dëshmitarët Ergjan Morina, Mirsad Ajeti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dëshmitarët për mungesën e kanë njoftuar gjykatën se në të njëjtën kohë kanë qenë të ftuar për të dëshmuar edhe në Gjykatën Themelore në Prizren.

Gjyqtari Lavdim Bajraktari, ka konstatuar se nuk plotësohen kushtet ligjore për mbajtjen e kësaj seance, ndërsa, seancën e radhës e  ka caktuar më 06 janar 2020, në ora 9:00, ndërsa për të pandehurin Gëzim Mahmutaj ka lëshuar urdhëresë për sjelljen me forcë nga Policia në seancën e radhës.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 20 mars 2019, i pandehuri Gëzim Mahmutaj dyshohet se në  shtëpinë  e tij në fshatin Sllapuzhan, Komuna e Suhareke, me qëllim që të përfitoj nga shërbimi komunal përmes rrjetit përçues të rrymës, pa autorizim të furnizuesit të autorizuar, në atë mënyrë që ka krijuar lidhje direkte jashtë njëhësorit elektrik dhe ka shfrytëzuar energjinë elektrike pa matje, ashtu që energjia elektrike e shpenzuar nuk është regjistruar, me ç ’rast ndërmarrjes së dëmtuar KEDS Distrikti në Prizren i ka shkaktuar dëm.

Me këto veprime, akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje e shërbimeve komunale”. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Totaj priti përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit për të forcuar transparencën në Prizren

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), në kuadër të bashkëpunimit institucional për promovimin e transparencës dhe...

Arrestohen dy persona në Prizren, policia u gjen 6.70 gramë marihuanë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Prizren pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit