9.3 C
Prizren
E martë, 2 Mars, 2021

235 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë më 2021

Zyra e Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare ka thënë se nevoja për ndihmë ka shpërthyer në nivele të papara sivjet për shkak të COVID-19, duke parashikuar se 235 milionë njerëz do të kërkojnë ndihmë në vitin 2021.

Kjo vjen si rezultat i pandemisë së koronavirusit dhe sfidat botërore përfshirë luftërat, migrimin e detyrueshëm dhe ndikimi nga ngrohja globale.

Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA), pret një rritje prej 40 për qind të numrit të njerëzve që kanë nevojë për ndihmë më 2021, krahasuar me sivjet – si shenjë që dhimbja dhe vuajtjet e sjella nga shpërthimi i pandemisë dhe problemeve të tjera mund të përkeqësohen ende deri në daljen e vaksinës.

Bazuar në projeksionet e OCHA-s, kjo organizatë ka thënë se shpreson që të arrijë te të paktën 160 milionë njerëz prej tyre. Për ta duhet të shpenzohen diku 35 miliardë dollarë.

Ky është dyfishi i 17 miliardëshit që donatorët kanë siguruar deri tash sivjet.

“F0tografia që po prezantojmë është perspektiva më e errët që kemi parë ndonjëherëë për nevojat humanitare për periudhën para nesh. Mendoj se ky është reflektim se si pandemia e COVID-19 ka dërmuar vendet më fragjile në planet”, ka thënë shefi i kësaj dege të OKB-së, Mark Lowcock.

Duke folur në një video-konferencë nga Gjeneva, ai ka shtuar se “kemi menduar se 170 milionë njerëz në botë kanë nevojë për ndihmë humanitare sivjet. Më 2021, mendojmë se do të jetë 235 milionë”.

OKB-ja synon të arrijë te dy të tretat e atyre në nevojë, ndërsa Kryqi i Kuq dhe organizatat tjera humanitare po përpiqen të mbërrijnë të tjerët, ka shpjeguar Lowcock, raporton AP.

Parashikimi prek 56 shtete të botës.

Më Shumë

Lirohet njëri nga 12 të arrestuarit në aksionin e djeshëm

Lirohet njëri nga 12 të arrestuarit në aksionin e djeshëm Policia e Kosovës ka njoftuar se një prej të arrestuarve në aksionin e djeshëm në...

Nëntë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Nëntë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 467 kanë rezultuar pozitivë. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Pejë...

Vdes nga koronavirusi burri i ish-deputetes

Mbrëmjen e sotme, bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj ka ndërruar jetë nga koronavirusi. Lajmin e trishtë e ka njoftuar vetë Leskaj në një postim...

Rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll

Pas ndeshjeve në Kupë dhe dy ndeshjeve të Përfaqësueses së Kosovës, sot (e mërkurë) rikthehet Superliga e Kosovës në basketboll. Gjatë ditës së sotme do...

Asambleisti i LDK-së thotë se Haskuka ofendoi gjithë anëtarët e Kuvendit komunal në Prizren

Sot Kuvendi Komunal i Prizrenit ka mbajtur një seancë ku pikë e rendit të ditës ka qenë edhe miratimi i një kredie me BERZH. Mirëpo,...

Prizreni, komuna e dytë me numrin më të madh të rasteve të reja me Covid

36 raste të reja me koronavirus janë regjistruar sot në komunën e Prizrenit. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i...

Lista e plotë e deputetëve të mundshëm të LVV-së në Kuvend

Nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, deri më tani sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.85% apo 378,550 vota. Sipas...

Vjedhin para e stoli ari në një shtëpi në Malishevë

Një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij ku kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Sipas raportit...

Vendi rrezikon të zhytet në krizë shkaku i postit të presidentit

Vendi mund të zhytet në një krizë institucionale në mungesë të një presidenti konsensual, krejt kjo për faktin se partitë politike nuk janë të...

Totaj komenton “kacafytjen” e Haskukës me kuvendarët e LVV-së

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj ka komentuar përplasjen e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka me kuvendarët e Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas tij, kjo përplasje...

Kalaja e Beratit, dëshmitare shekullore e historisë

Kalaja për të cilën besohet se është ndërtuar në shekullin e katërt para erës sonë dhe e cila gjendet në një kodër të lartë,...

Aksident në Rahovec, lëndohen tre persona

Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku. Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 09:30 në...

Policia e Kosovës bastisë Ministrinë e Bujqësisë

Policia e Kosovës është duke kryer një bastisje në objektin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Disa vetura të policisë dhe pjesëtarë të...

Largohen nga shtëpia vëlla e motër në Rahovec

Një person ka raportuar se dy fëmijet e tij, djalë dhe vajzë janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Sipas...

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Zhur të Prizrenit

Një person ka raportuar dje në polici se në një shtëpi të pa banuar në fshatin Zhur të Prizrenit është një mjetë i dyshimtë,...

Inspektorati në Prizren rrëzon dy objekte

Drejtoria e Inspektoratit e Komunës së Prizrenit, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se sot ka bërë rrënimin e dy objekte, për shkak...

Lajmet e Fundit