5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Suharekë, shtyhet seanca për lëndim të lehtë trupor

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ku i akuzuari Xhelal Seferaj, po akuzohet se Leotrim Behlulajt i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor.

Pavarësisht që ndaj të akuzuarit Seferaj është lëshuar urdhërarrest, Policia e Kosovës të njëjtin nuk kan mundur ta ekzekutojnë.

Në mungesë të kushteve ligjore për mbajtjen e seancës, gjyqtari Robert Tunaj, në praninë e prokurorit Shahadin Destani, e ka shtyrë seancën e sotme, ndërsa seancën e radhës e ka caktuar më 29 Mars 2021 në ora 10:00.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, i pandehuri Xhelal Seferaj akuzohet se më 4 korrik 2019, në fshatin Gjinoc, Komuna e Suharekës, me qëllim që t’i shkaktoj lëndime trupore e sulmon fizikisht të dëmtarin- të pandehurin Leotrim Behlulaj, ashtuqë si rrjedhojë e një mosmarrëveshje paraprake që kishin rreth një rruge, derisa i dëmtuari- i pandehuri Leotrim ishte duke udhëtuar me veturë së bashku me disa familjarë të tij, i afrohet të njëjtit dhe më pas e godet me grushta në hundë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime akuzohet se ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 i Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete në orët e hershme të mëngjesit në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për Regjionin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka...

Junior 06 dominon Megasportin në gjysmëfinalen e parë U16

Ekipi i vajzave U16 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të thellë ndaj Megasportit me rezultat 98:49, në ndeshjen e parë gjysmëfinale...

Lajmet e Fundit