Suharekë: Sulmoi me kondak të pistoletës një person, më pas aksidentalisht plagosi veten

Një person në Suharekë ka sulmuar një tjetër me kondak të pistoletës.

 

Policia bën të ditur se i dyshuari më pas kishte shtënë në ajër dhe nga pakujdesia dyshohet se  aksidentalisht e kishte plagosur vetën.

Bëhet e ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërkaq, i dyshuari dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm mjekësor, përcjell Klankosova.tv.

“I dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht me kondak të pistoletës viktimën mashkull kosovar. I dyshuari pas kishte shtënë në ajër nga pakujdesia dyshohet se  aksidentalisht kishte plagosur vetën. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit ku i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të vazhdueshëm mjekësor. Si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me dy copë fishekë dhe  dy bateri dore për ndriçim. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.

Më Shumë

Përkujtohen dëshmorët e Brigadës 60 në Greiçec të Suharekës

Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder të dëshmorëve të Brigadës 60, ku janë kujtuar luftëtarët që ranë gjatë luftës çlirimtare. Në...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Lajmet e Fundit