13.9 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Suharekë: Vëllai i dorasit me lot në sy tregon ngjarjen: Ishin shokë mes vete, por nën ndikimin e alkoolit u zunë për 20 euro

Shaip Krasniqi 44 vjeçar nga fshati Maqitevë e Suharekës u vra parmbrëmë afër një lokali të këtij fshati. Për rastin ka folur vëllai i dorasit, që tregon se ata kanë qenë shokë mes vete, por e gjithë zënka ka filluar për 20 euro, dhe ka përfunduar me vrasje, pasi sipas tij të dy kishin qenë të dehur.

44 vjeçari u qëllua nga shoku i tij, Sylejman Ahmeti, pas një zënke që, sipas dëshmitarëve, nisi për 20 euro.

Ngjarjen e tregon vëllai i dorasit, të cilën ia kishin transmetuar njerëzit prezent kur ndodhi incidenti.

“Ai i pitë, edhe ky pak i pitë. Ka shku i ka thonë kam punë pak me ty. Ka shku me ja dhonë dorën, ky s’ja ka dhonë dorën, e ka sha. N’kofsh burrë hajde dalim jashtë. Dalin jashtë, ky i merr haz me bisht sakice, ky sa për sherr e ka pasur armën me vete. Të dy kanë qenë të dehun”, ka thënë vëllai i dorasit në një bisedë për Klan Kosova.

Tutje, ai ka shtuar se vëllai i tij dhe viktima kanë qenë shokë shumë të mirë mes vete, dhe thotë se janë të një gjakut me ta.

“Baba jem rahmetlija me babën e viktimës shokë kanë qenë. Ne kemi pasur raporte shumë të mira me ta si familje. Por që vjen kjo punë, ma para dekën e kisha kujtu. E ka marrë vetën në qafë e edhe atë jaranin”, ka thënë ai.

Policia ka arrestuar dorasin, dhe në veturën e tij ka gjetur edhe armën me të cilën është kryer krimi, një armë gjysëmautomatike, e njohur si dhjetëshe.

Më Shumë

Astrit Isufi i dyshuar për vrasjen e dyfishtë, ka aktakuzë për dhunë në familje dhe kanosje

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Golluboc të Malishevës. Dhëndrri ka vrarë dy vëllezërit e gruas së tij. Në arrati, akoma gjendet...

Kërkohet ndihmë për gjetjen e 15 vjeçares nga Prizreni, e zhdukur prej dy ditësh

Një vajzë e mitur nga Prizreni raportohet të jetë zhdukur më datën 31 tetor. Bëhet fjalë për 15 vjeçaren Suela Krasniqi, e cila është nga...

Lajmet e Fundit