15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Suharekë, zjarri kaplon fushën pasi personi i dogji mbeturinat

Rreth 50 ari fushë si dhe një vresht e pa punuar janë djegur gjatë së dielës në fshatin Samadraxhë të Suharekës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kjo gjë dyshohet të ketë ndodhur, pasi një burrë derisa ka qenë duke punuar në arat e tij ka bërë ndezjen e një zjarri për t’i djegur disa mbeturina dhe për një moment zjarri është përhapur më tej.

Sipas njoftimit, zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin.

“Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti dhe procedohet në procedurë të rregullt” është thënë në njoftim.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje, rreth orës 13:30.

 

Më Shumë

Shishko përgëzon Junior 06 pas sukseseve në U14 dhe U16

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS) në Prizren, Ajlin Shishko, ka përgëzuar klubin e basketbollit Junior 06 për rezultatet e arritura...

Rruga Tetovë-Prizren, Adnan Azizi: Komuna e Tetovës ka ndarë 18 milionë denarë

Adnan Azizi nga koalicioni VLEN në emisionin Click Plus në TV21, foli edhe për projektin e rrugës Tetovë-Prizren. Ai tha se shumë shpejtë do të...

Lajmet e Fundit