17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Lavrov përmend Beogradin si një vend për të zhvilluar bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës

Rusia është e gatshme të shqyrtojë një takim me Ukrainën në qytete të tjera, për shembull, në Beograd, ka thënë sot ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, transmeton gazeta ruse Izvestia.

Rusia, tha ai, do të jetë e gatshme të marrë në konsideratë qytete të tjera për negociata me Ukrainën, duke përfshirë Beogradin, përcjell Telegrafi.

“Vendi i takimit duhet të jetë i pranueshëm për të dyja palët. Ne mbajtëm tre raunde bisedimesh ballë për ballë në Bjellorusi, pasuar nga një pushim për arsye teknike, ishte e vështirë të takoheshim drejtpërdrejt. Tashmë është arritur një marrëveshje për takimin e Stambollit, e cila pasqyron një pikë gjeografike në të cilën mundësitë e të dyja palëve kanë përkuar”.

“Edhe pse, e përsëris, sigurisht që do të jemi të gatshëm të shqyrtojmë edhe lokacione të tjera, përfshirë Beogradin”, tha Lavrov në një fjalim për mediat serbe.

Më herët gjatë ditës, Dmitry Peskov, një zëdhënës i presidentit të Federatës Ruse, tha se negociatat midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në Stamboll ka shumë të ngjarë të mbahen nesër, më 29 mars.

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

Lajmet e Fundit