S’ulen me PDK-në e Thaçit

Blloku te JahjagaPresidentja Atifete Jahjaga, do ta ketë të vështirë që t’i ulë bashkë në një tryezë liderët e të gjitha partive parlamentare. Janë të paktën dy parti që paralajmërojnë se do ta refuzojnë thirrjen mundshme nga presidentja, që bashkërisht ta gjejnë zgjidhjen për të dalë nga kriza e tanishme institucionale.

Erzen Vraniqi nga Lëvizja Vetëvendosje në një prononcim dhënë Tribunës, ka thënë se ky subjekt nuk pranon të ulet në një tavolinë me liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, pasi që problemin e vërtet ky subjekt e sheh te qeverisja e deritashm që ka bërë PDK-ja.

“Ne si subjekt nuk do të pranojmë të takohemi me PDK-në dhe Hashim Thaçin, sepse konsiderojmë se ata dhe qeverisja e tyre e deritashme janë vet problemi i Kosovës e jo zgjidhja. Për ne zgjidhja është në Kuvendin e Kosovës me aplikimin e parimit të shumicës parlamentare në konstituimin e institucioneve”, ka thënë Vraniqi.

Ndërsa për Donika Kadaj-Bujupi nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës , zgjidhja tashmë është ofruar nga blloku LVAN, të cilët janë edhe shumica parlamentare. Ajo për Tribunën ka thënë se janë duke pritur që PDK të lëshojë rrugë, në mënyrë që vendi të dalë nga kjo bllokadë institucionale gati pesëmujore.

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit