9.6 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Sulmet ndaj Policisë, Kurti: Sulmi i djeshëm ka ardhur nga Serbia

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar sot pas katër sulmeve që i janë Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Kurti në një postim në Twitter shkruan se sulmi i djeshëm është identifikuar se ka ardhur nga Serbia.

“Për tri ditë resht, zyrtarë policorë të Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshëri plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm të ardhur nga Serbia”, shkruan Kurti.

Ndryshe, sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media, ndërsa kanë bërë të ditur se katër sulme ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës kanë ndodhur në tri ditët e fundit në pjesën veriore të vendit, ku janë përdorur armë e mjete të ndryshme.

Në konferencë u bë e ditur se Policia e Kosovës në sulmin e parë kanë hasur në rrugë iriqë metalikë që përdoren për dëmtimin e gomave të automjeteve, në atë të dytin zyrtarët janë sulmuar me gurë, në sulmin e tretë kanë dëgjuar katër-pesë breshëri, diku rreth 30 fishekë, ndërsa në të katërtin janë përdorur granata dore dhe AK 47

Më Shumë

Sytë e gjithë shqiptarëve në Varshavë

Erdhi dita. Gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që dashurojnë futbollin, do të jenë me sy e zemër në Varshavë, ku Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen...

Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e rënies së Komandant Malishevës

Nesër, më 27 mars 2026, në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të mbahet Akademi Përkujtimore për 25-vjetorin e...

Lajmet e Fundit