14.1 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Swift kërkon ndihmë nga Jolie

Taylor Swift ka gjetur një shpatull të famshme për t’u mbështetur teksa nëna e saj përgatitet të nisë betejën e gjatë me kancerin.

Bëhet fjalë për aktoren e famshme Angelina Jolie.

Sipas “The National Enquirer”, 25– vjeçarja ka vendosur që të mbështetet tek aktorja gjatë kësaj periudhe të vështirë në jetën e saj.

Një burim i tha tabloidit amerikan se Swift e admiron Jolie për ndërgjegjësimin që ajo ka bërë në publik lidhur me rrezikun ndaj kancerit, ndaj dhe beson se aktorja është njeriu i duhur për të patur pranë.

Vetëm pak javë më parë, këngëtarja amerikane deklaroi se nëna e saj Andrea ishte diagnostikuar me kancer. Jolie nga ana tjetër, nënën e saj e humbi për shkak të kancerit ovarian, ndërsa vetë aktorja 39 – vjeçare i është nënshtruar disa ndërhyrjeve, si mastektomisë së dyfishtë e heqjes së vezoreve, në përpjekje për të parandaluar kancerin.

Më Shumë

Alley Oop në Suharekë

Gara e ardhshme e Alley Oop në 3x3 do të mbahet në Suharekë. Ky event do të mbahet më 19 prill në Palestrën “13 Qershori”...

Bashkimi përqendrohet te Play-Off-i pas përfundimit të sezonit të rregullt

Bashkimi ka përmbyllur sezonin e rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll me bilanc prej 20 fitoresh dhe 8 humbjesh, duke konfirmuar formën e...

Lajmet e Fundit