11.8 C
Prizren
E premte, 18 Tetor, 2024

Syla vizitoi Suharekën dhe Prizrenin, qëllim thellimi i bashkëpunimit dhe mbështetja ushtarake për civilët

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, bashkë me ekipin e tij nga ministra e Mbrojtjes, kanë vizituar komunën e Suharekës dhe komunën e Prizrenit.

Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit dhe mbështetja ushtarake për autoritetet civile, si mision i dytë i Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e menaxhimit të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, njofton kjo ministri.

Në këtë takim u diskutua ofrimi i mbështetjes së ministrisë së Mbrojtjes në fushën e planifikimit.

“Me kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe kryetarin e komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, u diskutua ofrimi i mbështetjes së Ministrisë së Mbrojtjes në fushën e planifikimit, sipas ciklit të menaxhimit emergjent: Parandalim (vlerësimi i rreziqeve, planet parandaluese, skenarët, ushtrimet dhe strehimoret); Gatishmëria – Plani Operativ Emergjent Lokal, Planet e Reagimit Emergjent, për objektet e rëndësisë veçantë (shkolla dhe çerdhe), procedurat, protokollet dhe ngritja e Qendrave Operative Emergjente Lokale; Reagim dhe Rimëkëmbje – Ngritja, trajnimi dhe certifikimi i njësive reaguese të Kërkim Shpëtimit Urban, Kërkim Shpëtimit Malor dhe Kërkim Shpëtimit Ujor, qoftë nga Njësitë Reaguese profesionale, qoftë nga shoqatat joqeveritare”.

Po ashtu, gjatë takimeve u diskutuan edhe çështjet e evakuimit, numrit të strehimoreve dhe gjendjes së tyre.

Me këtë rast, zëvendësministri Syla u ofroi kryetarëve të komunave mbështetjen pa rezervë të ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, edhe me trajnime dhe certifikime në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim Shpëtimit Urban në Pomozatin, qendër e FSK-së dhe Gardës Kombëtare, tashmë ndër më të mirat në Evropë dhe në botë.

Sipas njoftimit të ministrisë, kryetarët e komunave dhe Syla u zotuan për një bashkëpunim të përhershëm në fushën e menaxhimit të krizave, fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera.

Më Shumë

Moti sot i vranët dhe me shi, temperaturat deri në 22 gradë

Sot në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët dhe me shi. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në...

Ish-prokurori i Prizrenit Metush Biraj dhe dy të tjerët deklarohen të pafajshëm për korrupsion

Ish-prokurori Metush Biraj në seancën fillestare të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u deklarua i pafajshëm për veprën penale “Marrje ryshfeti”. Kliko videon: https://www.facebook.com/watch?v=917978133581555 “Tërësisht...

Lajmet e Fundit