6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Sylë Hoxha: Nëse dikush ka hyrë në dhomën e përgjimeve të PTK-së, duhet të përgjigjet

Ish- prokurori i shtetit, Sylë Hoxha, ka deklaruar se qasje në dhomën e përgjimeve të Postës së Kosovës ka vetëm kryeprokurori i shtetit dhe personat që autorizohen nga ai.

Në një lidhje direkte për Klan Kosova, ai u shpreh se në raste të caktuara angazhohen edhe hetues që e kanë ndonjë përcjellje nën vëzhgim, por për personat tjerë kjo zyrë është e paprekshme dhe se askush nuk duhet të depërtojë aty përveç kryeprokurorit dhe të autorizuarve të tij.

“Mënyra se si dikush mund të depërtojë pa autorizim, duhet të përgjigjet se si ka mundur të hyjë aty”.

“Nëse kjo ka ndodhur, sigurisht se do të përgjigjet sepse kjo është vepër penale për zbulim të  sekretit,  keqpërdorim të pozitës zyrtare, etj, me të cilën do të merret prokurori i rastit”, u shpreh Syla.

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit