23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Sylë Hoxha: Nuk merrem me akuzat e familjes Dehari

Familja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ka akuzuar gjatë ditës së sotme kryeprokurorin e atëhershëm të Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha dhe ministren e atëhershme të Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për vdekjen e birit të tij.

Pas marrjes së raportit së ekspertizës nga Instituti Zviceran i Llozanës, babai i tij, Avniu ka thënë se përgjegjës për vrasjen e tij janë këta të fundit, dhe se në bazë të këtij raporti bëhet fjalë për vrasje, e jo vetëvrasje.

Në lidhje me këtë për KosovaPress, tashmë prokurori special Sylë Hoxha ka thënë se nuk merret me akuza të tilla.

“Për këtë ju duhet t’i drejtoheni prokurorisë së Prizrenit. Aty ku ishin familja Dehari sot. Nuk komentoj unë akuza të tilla, nuk kam se çfarë, janë gjykatat për këtë gjë”, ka thënë ai për KosovaPress.

Për këtë është telefonuar edhe ministrja e atëhershme e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mirëpo kjo e fundit nuk ka qenë e qasshme.

Më Shumë

Djali i dëshmorit, Florenti, përjashtohet nga konkursi – kompania kërkon diplomë të shkollës së mesme, injoron atë të fakultetit

Florent Maçkaj, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, ka ngritur publikisht akuza për përjashtim të padrejtë nga një konkurs i brendshëm pune në Kompaninë Rajonale...

Totaj prezanton raportin gjashtëmujor të punës së Komunës së Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka paraqitur sot publikisht raportin gjashtëmujor të punës së ekzekutivit për periudhën 1 janar – 30 qershor...

Lajmet e Fundit