16.8 C
Prizren
E enjte, 9 Maj, 2024

Sylë Hoxhaj: Vrasja e Hekuran Morinës, më ka tronditur

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Sylë Hoxhaj është ndjerë i tronditur me vrasjen e Hekuran Morinës. Ai thotë se personalisht nuk ka pasur rastin të njohë Hekuranin, “mirëpo si rast ka qenë tronditës”.

“Rasti i vrasjes së Hekuran Morinës na ka tronditur të gjithëve. Personalisht edhe unë jam ndjerë i tronditur edhe pse nuk e kam njohur”, tregon Hoxhaj për TV Besa,transmeton PrizrenPress.

Dy javë me parë, Hekuran Morina është vrarë nga Bernard Përlazri. Vrasje dyshohet se ka ndodhur për shkak fajdeve.

“Unë atë ditë kam dalë personalisht në vendin e ngjarjes”, tregon Hoxhaj.

“Ne nuk do të rrimë duarkryq. Do të luftojmë krimin që të mos na përsëriten rastet e tilla”, premton ai.

Vrasja pretendohet se ka ndodhur pasi që i dyshuari Bernard Perlazri pretendonte se babai i tashmë viktimës, Hekuran Morina, i kishte marrë 70 mijë euro me fajde për t`i kthyer në afat prej gjashtë muajsh. Kjo ishte mohuar nga familjarët e Morinës.

Përlazri, pak ditë para se të kryente aktin ishte liruar nga paraburgimi, ku kishte qëndruar afër katër muaj.

Vrasja për fajde në Prizren është ngritur si çështje edhe në Kuvendin e Kosovës nga deputet që vijnë nga ky qytet./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit