18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Synimi i fushatës ‘Besa-Besë’, prodhimet e Serbisë të mos kenë vend në marketet e trojeve shqiptare

Pronari i “Meka Halal Food”, afaristi Burim Piraj, i cili është edhe ideator i fushatës “Besa-Besë” që ka për synim sensibilizimin e masës për konsumimin e prodhimeve vendore dhe bojkotimin e produkteve që vijnë nga Serbia, ka theksuar se kjo fushatë është duke marrë hov dhe është optimist se shumë shpejt do të bëhet realitet misioni i kësaj kauze.

“Synimi ynë është që së paku prodhimet finale serbe të mos kenë vend në marketet e Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe të gjitha trojeve shqiptare”, ka thënë Piraj, duke shtuar se ende zyrtarisht nga institucionet e vendit kjo fushatë nuk ka marrë mbështetje

“Epoka e re”: Z. Piraj, jeni ideator i fushatës sensibilizuese “Besa-Besë”. Sa anëtarë keni deri më tani?

Piraj: Grupi “Besa-Besë” ka pasur anëtarësi virtuale, ndërsa sot ka një këshill drejtues prej 15 anëtarëve i cili harton strategjinë. Anëtarët e këshillit bëjnë punë praktike në terren dhe në grupin virtual #mosbliprodhimeserbe i ka 103 mijë anëtarë.

“Epoka e re”: Si është duke ecur fushata dhe sa janë përmbushur pritjet tuaja?

Piraj: Më 24 janar 2023 bëhen 15 muaj punë e palodhur e grupit për t’i vetëdijesuar qytetarët për të mos blerë prodhime serbe. Ashtu siç kemi pritur, fushata ka filluar t’i japë frutat e veta. Nga Dogana e Kosovës ka pasur deklaratë se ‘produktet serbe’ në Kosovë janë në rënie dhe gjithashtu një prej të arriturave tona të mëdha është fillimi i largimit të prodhimeve serbe nga disa dyqane dhe qendra tregtare. Kur e kemi filluar fushatën kemi qenë të mendimit se ndoshta do të na duhen pesë vjet punë për t’i vetëdijesuar qytetarët për të mos blerë prodhime serbe, mirëpo hovi që ka marrë fushata na bën të jemi optimistë se shumë më shpejt do të bëhet realitet misioni i kauzës sonë.

Kjo metodë shtëpiake do të vrasë prostatitis në vetëm 3 ditë
Prostamid

“Epoka e re”: Ndërkohë që ka një sensibilizim të madh të masës për bojkotim të produkteve serbe, sa keni marrë mbështetje nga spektri politik deri më tani?

Piraj: Nuk do të thotë se politikanët individualisht nuk e përkrahin fushatën tonë, mirëpo zyrtarisht nuk kemi përkrahje. Duhet theksuar se edhe nga RTK-ja nuk kemi asnjë përkrahje, njëjtë si RTS. Bile kemi pasur rast të jemi edhe në mediet serbe kur i kemi publikuar fotot e deputetëve duke u shërbyer me ujë serb, por nga RTK-ja kurrë.

“Epoka e re”: Cili është synimi juaj me anë të kësaj fushate?

Piraj: Është e kuptueshme që importet nga Serbia nuk mund t’i sjellim në zero, por synimi ynë është që së paku prodhimet finale serbe të mos kenë vend në marketet e Republikës së Kosovës, Shqipërisë dhe të gjitha trojeve shqiptare. Kur niveli i importeve nga Serbia të bie nën 50 milionë gjatë vitit, ne do të konsiderojmë se fushata jonë ka dhënë rezultat, por edhe atëherë nuk do të ndalemi. Duhet të vazhdojë vetëdijesimi i qytetarëve, sepse ne shumë shpejt harrojmë.

“Epoka e re”: A keni marrë ndonjë reagim nga Serbia ndaj kësaj fushate?

Piraj: Kemi pasur padi nga shoqëria civile serbe në Kosovë dhe nga një parti politike serbe, gjithashtu në veri të Kosovës. Fushata jonë ka prodhuar një kundërfushatë, ku ata bëjnë thirrje të konsumohen produkte të vendeve që s’e kanë njohur Kosovën. Jemi të sigurt se në këtë fushatë si në çdo aktivitet që bëjnë serbët e Kosovës ka gisht Beogradi zyrtar.

Më Shumë

Zafir Berisha: Lubizhda e Hasit ishte mbështetja e fuqishme e luftës së UÇK-së

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha ka kujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatit Lubizhdë të Hasit “Sot, 25 vite më parë (12 prill 1999)...

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Lajmet e Fundit