E rëndë në Gjermani, nxënësi 17 vjeçar vret mësuesin e tij brenda klasës

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Munsterland të Gjermanisë.

Bëhet me dije se një 17 vjeçar ka vrarë me thikë mësuesin e tij brenda klasës së një shkolle profesionale. Sipas raportimeve nga mediat gjermane, 17 vjeçari ka hyrë në një klasë ku mësuesi 55 vjeçar po qëndronte i vetëm dhe e ka goditur me thikë.

Pavarësisht përpjekjeve nga ekipet e urgjencës, mësuesi ka ndërruar jetë në vend si pasojë e plagëve të marra nga goditjet me thikë.

Mësohet se ka qenë vetë 17 vjeçari ai i cili ka njoftuar ambulancën dhe policinë, duke treguar se ka kryer krimin e rëndë. Efektivët e policisë kanë kryer arrestimin e tij pa hasur në rezistencë.

Ndërkohë që ende nuk është zbardhur motivi i konfliktit mes mësuesit dhe nxënësit 17 vjeçar, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit