15.1 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

A do ta sfidojë Kosova BE-në për vendet e rezervuara?

No-tikAnalistët kosovarë vlerësojnë se Republika e Kosovës nuk ka qenë “imune” përballë presionit të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht me kompromiset e bëra ndaj Republikës së Serbisë. Sipas tyre, çështja e vendeve të rezervuara për pakicat është test i rëndësishëm për elitën politike kosovare, sepse do të jetë përcaktuese për krijimin e një mendësie të re politike.

Ardian Arifaj, nga instituti KIPRED, mendon se pjekuria e klasës politike nuk matet me atë se sa po u bën ballë Kosova presioneve të bashkësisë ndërkombëtare, por me mënyrën se si kjo klasë politike i mbron interesat e shtetit në raport me të tjerët.

Sipas tij, Republika e Kosovës ka treguar se është e gatshme të ndërmarrë masa afirmuese për pakicat, sa herë që kjo shihet si e nevojshme.

“Çdo vendim i lidershipit kosovar duhet të jetë në përputhje me interesat e shtetit të Kosovës. Ndërsa, mekanizmi kryesor që e determinon numrin e ulëseve në Kuvendin e Kosovës është vota e qytetarëve. Klasa politike kosovare duhet që t’i artikulojë fuqishëm interesat e shtetit dhe të jetë e unisuar në artikulimin, promovimin dhe mbrojtjen e tyre. Prandaj, partitë politike duhet të caktojnë se cilat janë vijat e kuqe mbi të cilat nuk guxohet të shkelet, pavarësisht presionit që mund të vije.

Raporti me bashkësinë ndërkombëtare nuk duhet të jetë një raport i inateve, por i bashkëpunimit dhe argumentimit”, ka thënë Arifaj për Telegrafin.

Drejtori ekzekutiv i Qendrës për Studime Ballkanike, Fadil Lepaja, theksoi se serbët janë trimëruar nga karota që morën me rastin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Lepaja mendon se ishte i drejtë qëndrimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosjes kundër edhe një mandati për vendet e rezervuara.

“Nëse pala kosovare pranon shtimin e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës, do t’i ndihmonte Serbisë që në vazhdimësi të kërkojë privilegje për komunitetin serb në Kosovë”, ka thënë ai për Telegrafin.

Lepaja mendon se praktika e trajtimit selektiv të minoriteteve nuk është parimore, ndaj nuk duhet të vazhdojë më. Ai theksoi se ndërkombëtarët duhet të jenë më të kujdesshëm në veprimet e tyre, në ruajtjen e stabilitetit të raporteve në mes të shteteve të Ballkanit.

Nëse, kryeministri Hashim Thaçi u qëndron besnik fjalëve të tij se pas mungesës së konsensusit nuk do të ketë më vende të rezervuara, por edhe nëse LDK vazhdon deri në fund qëndrimin e saj kundër vazhdimit të vendeve të rezervuara, ky do të ishte një moment i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, sepse Prishtina për herë të parë do të refuzonte një kërkesë të BE-së dhe të SHBA-ve qëkur ka nisur dialogu me Serbinë.

Më Shumë

Mallorca e di se ëndrra për Europë do të shuhet nëse nuk fiton sonte – rikthehet titullar Vedat Muriqi

Mallorca e ka të qartë se ëndrra për të rikthyer futbollin europian pas 22 vitesh do të shuhet, nëse nuk arrijnë të ndalin urgjentisht...

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Ka dështuar edhe sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj.   -- Legjislatura e nëntë e Kuvendit të...

Lajmet e Fundit