Takimi Kosovë-Serbi vazhdon edhe sot në Uashington

Këshilltari për Siguri i SHBA-së, Robert O’Brien ka bërë të ditur se takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe do të vazhdojë edhe sot në Uashington.

Ai duke folur për takimin e së enjtes ka thënë se ka progres, ku sipas tij ishte një raund reflektues diskutimesh mes Kosovës dhe Serbisë. Në Twitter, O’Brien shkroi se normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë.

“Raund shumë i mirë diskutimesh këtë pasdite me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës. Të dyja palët bënë përparim real sot. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet vazhdojnë nesër”, tha O’Brien.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti para gazetarëve ka theksuar se është bërë një hap të madh drejt marrëveshjes finale me Serbinë.

“Nesër mund të bëhet e qartë gjithçka, nesër mund të shihet marrëveshja, jemi një hap afër përmbylljes së marrëveshjes dhe kemi bërë një hap të madh drejt përmbylljes së marrëveshjes finale”, tha një ditë më parë Hoti.

Sipas tij, ka pasur përafrime në bashkëpunimin ekonomik dhe sipas tij janë një hap më afër përmbylljes së kësaj teme.

“Çdo gjë që flasim me Serbinë qëllimi ynë është njohja reciproke”, theksoi ai.

Po ashtu edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se do të jetë e mundur të shihet dokumenti përfundimtar.

Vuçiq tha se “nuk ka dyshim se sot dhe sonte njohja e pavarësisë së Kosovës nuk do të jetë temë, sepse unë e kam bërë të qartë se nuk mund ta pranojmë atë”.

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit