4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Takohen Hoti dhe Jasharaj, koordinohen për garat e ardhshme nacionale

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, takoi kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, për të diskutuar rreth garave nacionale në sport dhe kreativitet kulturor dhe mendim kritik, raporton Ekonomia Online.

Hoti tha se deri më sot gjithmonë kanë pasur mbështetje nga SBAShK-u dhe presin këtë mbështetje edhe në të ardhmen.

“Ne kryetar i kemi dhënë mbi 47 mijë certifikata të vendeve të para qe i bie çdo i 6-7 nxënës ka marrë një certifikatë në garën dhe mendoj se kjo ka qenë arritura më e madhe po kjo s’do bëhej pa ndihmën e juaj, nxënësve, arsimtarëve”, tha ai

Hoti kërkoi që të kenë në vazhdimësi mbështetje nga SBAShK-u.

“Ne kërkojmë edhe sivjet mbështetje nga ju, sidomos në këtë kohë kur kemi ngadalësim të procesit të ekzekutivit, prandaj. Na duhet një mbështetje e fuqishme nga ana juaj”, tha ai

“Ne sivjet kemi filluar me projektin e sportit po sporti është pak më e komplikuar dhe mendoj se në bashkëpunim me ju duhet te bëjmë një strategji, ne kemi parë se ku realisht duhet. Mendoj se kryeministri dhe qeveria e ardhshme duhet të investojnë patjetër te niveli i garës. Dmth mësuesi që merret me garën duhet t’i stimulojmë edhe ata”, tha Hoti i cili shtoi se kanë filluar edhe një proces tjetër atë me dhurimin e 500 librave.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, tha se gjithmonë do ta kenë përkrahjen e tyre.

“Ishte kënaqësi, fëmijët po e ndjenë tani shkollën të tyre, shkollës do t’i kthehet jeta, fëmijët do të shkojnë të lumtur se kanë gara, do ta keni përkrahjen dhe kontributin tonë se fëmijët janë tanë se kush i gëzon fëmijët i gëzon Zoti”, u shpreh ai.

Ndër te tjera, Hoti i dhuroi një mirënjohje Jasharajt për kontributin e tij.

F

Më Shumë

Robert publikon një video me të dashurën e tij Ana Skrel, dyshja shfaqen duke u përqafuar derisa ai nuk i ndalë puthjet

Robert Berisha dhe Ana Skrel si duket kanë qenë së bashku në një event, kjo u kuptua pas një videoje që publikuan dyshja në...

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Lajmet e Fundit