6.2 C
Prizren
E enjte, 27 Nëntor, 2025

Të pakënaqurit mund ta dridhin LDK-në

LDK-zyra ne PrizrenMundësitë që brenda LDK-së të krijohet një grup i ri parlamentar janë rritur. Mosbindja e disa deputetëve të kësaj partie për të votuar Isa Mustafën për kryeministër ka rritur dyshimet se këta deputetë mund të vazhdojnë “rebelimin” e tyre ndaj kësaj qeverie. Janë të paktën 8 deputetë që nuk janë bindur për bashkëqeverisje më partinë e Hashim Thaçit, edhe pse LDK do të udhëheqë më Qeverinë.

Analisti politik, Halil Matoshi, në një debat televiziv ka deklaruar se brenda 6 muajve, këta deputetë të pakënaqur jo vetëm nga LDK, por edhe nga partitë tjera mund të bashkohen dhe të krijojnë një grup të ri parlamentar, transmeton “Tribuna”. Por, disa nga këta deputetë të LDK-së, votimin e tyre kundër e lidhin me koalicionin që ka lidhë kjo parti më PDK-në dhe jo më votë kundër Isa Mustafës.

Adem Salihaj ka thënë se nuk do të krijohet grup i ri parlamentar, por votimi kundër, sipas tij, ka qenë sipas vullnetit dhe ai do të vazhdojë të jetë deputet i LDK-së.

“Ne do t’i mbështesim projektet të cilat janë të dobishme dhe në interes të qytetarëve të Kosovës. Nuk besoj se do të krijohet ndonjë fraksion brenda LDK-së”, ka thënë Salihaj. Ai pret që pas formimit të Qeverisë, të fillojë edhe procesi i ri zgjedhor brenda kësaj partie.

Salihaj ka thënë se është herët të deklarohet se a do të mbështesin Mustafën për një mandat të ri. Ndërkohë ajo që abstenoi në votimin për kabinetin qeveritar, Alma Lama, ka thënë se secili nëpërmjet votës ka dëshmuar qasjen që ka ndaj PDK-së.

Më Shumë

Hallkat elektronike, mekanizmi i ri për parandalimin e dhunës në familje – Prizreni gati për zbatim

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka organizuar takim pune me Prokurorinë Themelore Prizren, Policinë e Kosovës – Drejtoria Regjionale Prizren, Odën...

Liria pret Suharekën në 1/32 e Kupës së Kosovës

Pas shortit të raundit 1/32 të Kupës së Kosovës, Liria e Prizrenit do të përballet me Suharekën. Ndeshja do të zhvillohet më 3 dhe...

Lajmet e Fundit