3.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

A do të rikandidojë Albin Kurti për kryetar të VV-së?

AlbinKurti-une_pyesLideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sipas statutit të kësaj lëvizje ka të drejtë që të rizgjidhet përsëri si drejtues i LVV-së.

Sekretari organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj, me rastin e fillimit të procesit zgjedhor brenda VV-së, ka thënë për Telegrafin se statuti ia lejon të parit të VV-së që të jetë edhe një mandat në krye të kësaj partie.

Ai ka theksuar se rikandidimi i tij, përveç vullnetit të tij personal, do të vie pas diskutimeve që do ta ketë Kurti me njerëzit brenda Lëvizjes.

“Deri më tani nuk ka ndonjë vendim të Albinit se çfarë do të bëjë. Të mërkurën (21 janar) përfundon afati zyrtar i paraqitjes së kandidaturave (të anëtarëve të LVV-së) për të parin e partisë. Të gjithë aktivistët e LVV-së kanë të drejtë të kandidojnë për këtë pozitë, duke i plotësuar kushtet dhe kriteret e kërkuara. Javën e ardhshme do të dihet zyrtarisht kush do të jenë kandidatët”, ka theksuar Molliqaj.

Ndryshe, lëvizja Vetëvendosje (LVV), përmes një komunikate për opinion, njofton se ka filluar procesi i zgjedhjeve të brendshme për kryetar e Kryesi të saj.

Në mbledhjen e fundit, në përputhje me përfundimin e mandateve statutore dhe me Rregulloren e zgjedhjeve të brendshme, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje mori vendimin që të nisë procesi i zgjedhjeve të brendshme për kryetar dhe për Kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje në nivelin e përgjithshëm.

Më Shumë

Gjykata ia njeh të drejtën e kompensimit 25 mijë euro familjes së 3-vjeçares që vdiq nga shembja e murit në Qendrën Historike të Prizrenit

Ka marrë epilog procesi gjyqësor në procedurë civile pranë Gjykatës Themelore Prizren– dega në Suharekë, për rastin e 3-vjeçares Xh.G., e cila kishte vdekur...

Mustapha Amzil shpallet MVP i finales

Mustapha Amzil i Trepçës u shpall MVP i ndeshjes finale të Kupës së Kosovës në basketboll. Amzil përfundoi ndeshjen me 22 pikë dhe 12 kërcime, duke...

Lajmet e Fundit