7.6 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Të rinjtë e NISMA-s në Prizren solidarizohen me Anila Brahajn

Forumi i Rinisë së NISMA-s për Kosovën – dega Prizren, do të solidarizohet për t’i dal në ndihmë studentes së sëmurë Anila Brahaj nga Gjonaj i Hasit.

Anila ditë më parë u diagnostifikua me leukemi akute. Një sëmundje e tillë në Kosovë nuk mjekohet.

“Të jesh human do të thotë t’i duash njerëzit, t’u dëshirosh të mirën dhe lumturinë dhe të jesh i dhembshur me ta. Të kesh një zemër të gjerë dhe të madhe, për të ndihmuar me aq mundësi sa ke. Pra kjo është një virtyt që rrjedhë nga brendësia për ndihmë mes veti, në mënyrë që të mos ia kthejnë shpinën njëri tjetrit,sepse përgjegjësia që kemi, nuk bënë të mos i thërras arsyes për ndihmë”, thuhet në kumtesë.

“Forumi i Rinisë së NISMA – dega Prizren, në mënyrën më modeste të mundshme do të solidarizohet , bashkë me shumë qytetar anekënd Kosovës, të cilët po i dalin në ndihmë Anila Brahajt”.

“Kjo mënyrë e ndihmesës nga Forumi i Rinisë së NISMA-dega Prizren, do të manifestohet me pjesëmarrjen masive të të gjithë anëtareve dhe simpatizantëve të NISMA- këtu në degën e Prizrenit, e që janë një numër tejet i madh i tyre, të cilët do të marrin pjesë në koncertin humanitar që do të mbahet në Prizren, në shenjë humanizmi për këtë engjëll”.

“Pra Forumi i Rinisë së NISMA- dega në Prizren, shpreson thellë se një mision i tillë i shenjtë që po bëhet në formë humanizmi për ti dalur në ndihmë Anila Brahajt, do të jetë i realizuar, ngase vullneti i mirë që buron nga shpirti human, tundë edhe malet”.

“Andaj ne si forum i Rinisë së NISMA- në Prizren, njëherit bëjmë edhe thirrje që sa më masovikisht të dalim në ndihmë”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shqipjon Hoti shkruan histori: Kampion Kontinental IBO në peshën cruiser

Një tjetër sukses i madh për boksin shqiptar vjen nga ringu ndërkombëtar. Shqipjon Hoti është shpallur Kampion Kontinental IBO në peshën cruiser, pas një ndeshjeje...

Komisionerët nga Dragashi para Krimeve Ekonomike në Prizren – vazhdojnë intervistimet për manipulim votash

Vazhdon seria e intervistimeve në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prizren, ku sot janë paraqitur edhe komisionerë nga komuna e Dragashit, të...

Lajmet e Fundit