Të rinjtë e Prizrenit dhuruan gjak për 10- vjetorin e Pavarësisë

Anëtarët e Kuvendit të të Rinjve në Prizren, kanë dhuruar sot vullnetarisht gjak në shenjë 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Moto i aksionit ishte: “Dhuro gjak, ndero heronjtë, dhe shpëto jetë”.

“Urojmë që kjo dhuratë e jona për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë të shpëtoj ndonjë jetë dhe njëkohësisht ta mbroj edhe shëndetin tonë”, tha kryetari i Kuvendit të të Rinjve të Prizrenit, Leonor Berisha

“Të gjithë dhuruesit e gjakut janë një hero për dikë sepse ato të cilët kanë nevojë do ta pranojnë dhuratën më të çmuar prej tyre, pra shpëtimin e jetës”.

Luljeta Morina vullnetare e këtij aksioni tha se i falënderon të gjithë ata që kanë dhënë kontribut që “sot na me festu të lirë datëlindjen e Kosovës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Ura e Kaltër” në Prizren merr pamje të re pas rivitalizimit të qendrës historike

"Ura e Kaltër", një nga pikat më karakteristike të qytetit të Prizrenit, ka marrë një pamje të re pas ndërhyrjeve të realizuara në kuadër...

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Lajmet e Fundit