23.7 C
Prizren
E premte, 17 Shtator, 2021

“Të vras” – burri nga Prizreni ia drejtoi kallashin gruas në prani të fëmijëv

“Të vras” – burri nga Prizreni ia drejtoi kallashin gruas në prani të fëmijëve, Gjykata merr vendim për të

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve për B.A. i cili dyshohet se ka kërcënuar bashkëshorten e tij me vrasje, raporton Express

Në njoftimin e Gjykatës është bërë e ditur se rasti ka ndodhur më 12 shtator.

I dyshuari është ngarkuar me veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “kanosja”.

“Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar: – Se deri më datë 13 shtator, i pandehuri B.A., ka mbajtur në pronësi dhe në posedim armën – pushkë automatike AK-47, së bashku me 82 fishek, në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, – Gjithashtu i pandehuri B.A., me datë 12 shtator në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e tij, seriozisht e kanos viktimën e ndjeshme – bashkëshorten e tij, në prezencën e fëmijëve, në atë mënyrë që armën – pushkë automatike AK-47, ia drejton të dëmtuarës duke i thënë “të vras”, me ç ‘rast tek e dëmtuara shkakton frikë dhe ankth”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Tutje, Gjykata ka bërë të ditur me caktimin e paraburgimit është marrë parasysh pesha e veprës panel si dhe mënyrat e rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprës penale, si dhe mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, ku i pandehuri në kundërshtim me ligjin posedon armë, dhe kanos të dëmtuarën – bashkëshorten e tij në prani edhe të fëmijëve të tyre, atëherë me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku se i njëjti mund të përfundoj veprën penale për të cilën është kanosur, ose mund të përsërisë të njëjtën vepër penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Më Shumë

Ekrem Kastrati: Malishevën do ta bëjmë me transport urban

Kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, ka vizituar stacionin e autobusëve në Malishevë, ku ka bashkëbiseduar me drejtuesit e kësaj kompanie publike në lidhje...

Hajdari : Prizreni është shembull për të gjitha komunat tjera

Drejtori i Drejtorisë së Administratës, Osman Hajdari sot prezantoi raportin katërvjeçar të kësaj drejtorie, ku njoftoi për reformat dhe projektet që janë realizuar gjatë...

12 të vdekur dhe 410 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

12 persona kanë vdekur dhe 410 raste të reja me koronavirus janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton MSH. Ndërkohë, 1 mijë...

Ministri Vitia u bën thirrje për vaksinim ndaj COVID, fëmijëve 12-15 vjeç me probleme shëndetësore

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha të hënën se shëndeti i fëmijëve dhe i nënave do të jetë gjithmonë prioritet i Qeverisë Kurti. Ai gjatë...

Kuvendi nesër rinis punimet për sesionin vjeshtor

Kuvendi i Kosovës nesër rikthehet me mbledhjen e kryesisë, ku edhe pritet të caktohet seanca e re. Në këtë mbledhje përveç shqyrtimit të pikave të...

Dy persona në Prizren rrahin një tjetër

Dy persona në Prizren, të mërkurën rreth orës 16:10, kanë rrahur një tjetër pas një mosmarrëveshjeje të mëhershme, raporton PrizrenPress Siç bëhet e ditur nga...

“Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura..”, New York Times reportazh për afganët në Shëngjin

Mbërritja në Shqipëri e një pjese të civilëve afganë të larguar nga frika e hakmarrjes talibane po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta prestigjioze amerikane...

Mbi 2,200 tiketa janë shqiptuar për shkelësit e masave antiCovid

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2,221 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID, në 24 orët e fundit në tërë Kosovën. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë...

Fejohet Britney Spears

Britney Spears është fejuar me të dashurin e saj, Sam Asghari. Këngëtarja ndau një video duke treguar unazën në Instagram, shkruan BBC. Spears po lufton me...

Gjendet një granatë në Shajnë të Dragashit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një kosovar nga fshati Shajnë i Dragashit ka informuar se në bjeshkët e fshatit kishte hasur...

ASK: Çmimet e konsumit shënuan rritje

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin gusht 2021, viti bazë 2015=100. Inflacioni mujor...

Aksident në Peqan të Suharekës, humb jetën një 22 vjeçar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë mes një kamionete dhe një motoçiklisti rreth orës 22:15 në fshatin Peqan të Suharekës, ku ngasësi 22-vjeçar i...

Moti gjatë kësaj jave me më shumë diell

Moti gjatë kësaj jave pritet të jetë me më shumë diell e me pak vranësira. Instituti Hidrometerologjik i Kosovës njofton kjo javë  fillon me kushte...

Dita e Cristiano Ronaldos

Sot është dita e Cristiano Ronaldos. Ylli portugez sot do ta bëjë rikthimin e tij në “Old Trafford” me Manchester Unitedin. “Djajtë e Kuq” përballen...

Klopp e do Lewandowskin në Liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dëshiron të ribashkohet me Robert Lewandowskin në Anfield. Klopp synon ta bëjë sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, blerjen kryesore...

Oda e Hotelerisë paralajmërojnë takim me Vitinë, kërkojnë që të lejohet puna edhe brenda lokaleve

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizimit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka thënë se kanë kërkuar që të negociojnë me ministrin e Shëndetësisë, Arben...

Lajmet e Fundit