Tea tregon se ka hequr dorë nga djemtë e Kosovës

Mbrëmë në emisionin ‘Goca dhe Gra’ ka qenë i ftuar ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari e bashkë me të në studio komentuan banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri – “Big Brother VIP”

Tea në një moment tha se nuk pëlqente asnjë nga djemtë në shtëpi, qoftë edhe fizikisht. Ndërsa, Fatma i përmendi Granitin si një nga djemtë më të pashëm.

“Kam bërë betim që nuk përzihem me asnjë nga Kosova”, tha Tea, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Kujtojmë, se gjatë kohës që ishte në emisionin e dashurisë “Për’puthen”, Tea Trifoni kishte njohur ish-konkurrentin nga Kosova, Beart Rexhepi, e që nga programi ajo doli si çift me Andin, por më pas treguan se kanë qenë të detyruar nga produksioni për shkak të pëlqimit nga publiku dhe se me Beartin ka kohë qe është e lidhur.

Mirëpo, pas pak kohësh dyshja u ndanë dhe nuk i kursyen as ‘thumbat’ në rrjete sociale. Siç duket kjo lidhje e ka bërë Tean të heqë dorë nga djemtë kosovarë.

Ndërkohë, një javë më parë, Tea deklaroi se ishte beqare, duke konfirmuar kështu ndarjen nga i dashuri, por pa dhënë detaje të tjera./Reporteri/

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit