7.8 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Telegram ngushëllimi i ministres Dumoshi për vdekjen e aktorit Rikard Ljarja

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, Vlora Dumoshi përmes një telegrami ka ngushëlluar familjen Ljarja, por edhe gjithë komunitetin kulturor për humbjen e aktorit Rikard Ljarja.

Përmes këtij telegrami, ministrja Dumoshi ka pohuar se puna, kontributi dhe angazhimi i aktorit Ljarja në fushën e teatrit dhe sidomos të kinematografisë, e ka bërë atë figurë të rëndësishme në historinë e kulturës shqiptare.

“Ne në Kosovë, jemi ushqyer me kulturën shqiptare nëpërmjet veprave të cilat na ka sjellë Rikardi bashkë me shumë aktorë e artistë tjerë shqiptarë. Jemi rritur me filmat ku protagonist ka qenë ai. Nga shumë filmat që Rikardi mori pjesë, nuk mund të harrohen dot “Rrugët e bardha”, “Pesha e kohës”, e shumë filma të tjerë si dhe angazhimi i tij në teatrin “Migjeni” i cili ishte një thesar në mesin e xhevahireve të tjerë që kishte Shkodra”, ka potencuar Dumoshi.

Dumoshi ka thënë se vdekja e tij është humbje e madhe për artin shqiptar, por korpusi i veprave filmike që ai la pas vete, janë një pasuri e çmuar artistike që ka vulën e kulturës shqiptare dhe bën që emri i tij të mos harrohet kurrë.Aktroi Rikard Lajrja ka vdekur dje në Tiranë në moshën 77 vjeçare.

Më Shumë

Bashkimi synon finalen para publikut vendas

Bashkimi dhe Prishtina përballen sonte në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Takimi zhvillohet në Palestrën Sportive “Sezai...

Recidivisti suharekas: Sulmuesi i “mprehtë”, cak policinë (Video)

Policia e Kosovës është në telash me një person në Suharekë, i cili kryen vepra penale, por lirohet për shkaqe shëndetësore. Me këtë person, s’po...

Lajmet e Fundit