3.7 C
Prizren
E hënë, 2 Mars, 2026

Temperatura deri në 34 gradë, ky është parashikimi i motit për javën e parë të korrikut

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se ditët e para të muajit korrik do të karakterizohen me mot të ngjashëm me ditët e fundit të qershorit.

Sipas IHMK-së, kjo situatë vjen si pasojë e temperaturave të larta dhe formimin e vranësirave konvektive në stadet e ulëta dhe të mesme të troposferës.

“Muaji qershor u përmbyll me dy goditje të masave të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, por që këto masa të ngjashme vazhdojnë të mbeten prezent mbi gadishullin tonë deri me datë 6-7 korrik dhe vlerat e këtyre temperaturave të larta do të krijojnë kushte për stuhi lokale të përcjellura me reshje dhe shkarkime rrufesh”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-34 gradë Celsius. Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë dhe bëjmë apel që të respektohen këshillat e IHMK dhe të IKSHP. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Totaj priti koordinatorin e ri të OKB-së, Stephen O’Malley

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim kurtuazie Koordinatorin e ri për Zhvillim të Kombet e Bashkuara në...

Nesër mbahet takim letrar në nderim të profesorit Hajdar Mallaku

Në nderim të jetës dhe veprës së profesorit Hajdar Mallaku, nesër do të mbahet një takim letrar përkujtimor në Prizren. Takimi organizohet nga Shoqata për...

Lajmet e Fundit