Tensionohet situata mes Mourinhos dhe Pogbas, përplasen verbalisht (VIDEO)

Raportet mes Mourinhos dhe Paul Pogbas nuk do të përmirësohen asnjëherë.

Këtë më së miri e tregoi edhe biseda e nxehtë mes tyre në stërvitje në mëngjesin e së mërkurës, një ditë pas eliminimit nga Kupa e Ligës nga skuadra që bën gara në Championship, Derby County – e udhëhequr nga legjenda e Chelseat, Frank Lampard, raporton Insporti.

Mbrëmë pas ndeshjes, Mourinho deklaroi se nuk është i lumtur me qëndrimin Pogbas dhe zyrtarisht tregoi se mesfushori francez më nuk do të jetë kapiten i “Djajve të Kuq”.

Pogba, sipas medieve britanike, ka kërkuar largimin nga “Old Trafford” dhe mund të ndodhë në afatin kalimtar të janarit nëse Mourinho vazhdon të jetë në stolin e Unitedit.

Barcelona dhe Juventusi janë dy skuadrat më së shumti të interesuara për shërbimet e 26-vjeçarit. /Insporti.com/

Sky Sports News

?@SkySportsNews

JUST IN! ?

Më Shumë

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Një grua në Malishevë sulmohet fizikisht nga burri dhe vëllëzërit e tij

Një rast i dhunës në familje është raportuar me datë 22.05.2026 në Malishevë. Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj...

Lajmet e Fundit